Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është paraqitur në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ku po shqyrtohet rasti i hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.
Të lidhura
None found
Për këtë çështje, Sveçla po përballet me akuza së bashku me deputetin Salih Zyba, deputeten Fitore Pacolli dhe ish-deputeten Drita Millaku. Ata akuzohen për veprat penale “përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”.
Ngjarja për të cilën bëhet fjalë ndodhi më 21 mars 2018, kur në Kuvend u hodh gaz lotsjellës.
Hedhja e gazit ndodhi në kohën e përplasjeve politike që shoqëruan seancat parlamentare të asaj periudhe.
