Kryeprokurori i Shtetit i ka kërkuar Kryeprokurores së Prokurorisë Themelore në Pejë që t’i dorëzojë një raport me shkrim mbi kronologjinë e hapave të ndërmarrë nga kjo prokurori lidhur me rastin e vrasjes së trefishtë në fshatin Gllogjan.
Të lidhura
None found
Kërkesa vjen pak ditë pasi Gjykata Themelore në Pejë shpalli aktgjykim lirues për tre të akuzuarit, Kastriot, Kreshnik dhe Halil Mehmetaj, të cilët përballeshin me akuzën për vrasjen e trefishtë të ndodhur më 26 nëntor 2021 në Gllogjan.
Në këtë ngjarje humbën jetën dy nxënës dhe shoferi i autobusit.
Sipas aktakuzës, Halil, Kastriot dhe Kreshnik Mehmetaj dyshohej se më 26 nëntor 2021, të motivuar nga hakmarrja, kishin qëlluar me kallashnikov drejt një autobusi në Gllogjan. Si pasojë, u vranë dy nxënës 17-vjeçarë dhe shoferi i autobusit.
