Prokuroria jep detaje për vrasjen e 14-vjeçarit në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren ka bërë të ditura informacionet e para lidhur me rastin e rëndë, ku një 14-vjeçar humbi jetën pasi u ther me thikë mbrëmjen e kaluar.

Të lidhura

None found

Sipas hetimeve fillestare, dyshohet se autor i ngjarjes është një 17-vjeçar, i cili e ka privuar nga jeta të miturin duke e goditur me thikë.

Policia ka sekuestruar në vendin e ngjarjes edhe thikën që dyshohet se është përdorur gjatë kryerjes së veprës penale.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, 17-vjeçari është ndaluar për 24 orë, nën dyshimin e arsyeshëm se ka kryer veprat penale “Vrasja e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

Prokuroria ka njoftuar se brenda afatit ligjor do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës që do të sigurojë të miturin gjatë procedurës. Ndërkohë, Prokuroria Themelore në Prizren, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, po vijon hetimet për të zbardhur motivet dhe rrethanat e plota të ngjarjes.


Shtuar 28.08.2026 09:36

sultanbeyli escortiptv satın alAnkara escortmarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisMarsbahisMarsbahisonwinjojobetcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomjojobetjojobetJojobetbelugabahispusulabetholiganbetHoliganbetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetligobetroyalbetjojobetjojobetjojobet girişMarsbahis GirişbetasusJojobetjojobetsekabetjojobethttps://x.com/HorizonsLePartisekabetcasibom girişHoliganbet