Albanians for America kërkon që raportet SHBA–Serbi të lidhen me reforma demokratike

Organizata Albanians for America ka përshëndetur paraqitjen në Kongresin Amerikan të projektligjit “Supporting the Rule of Law, Building Institutional Justice, and Accountability Act”, i njohur si SRBIJA Act. Sipas saj, nisma përbën një përpjekje për t’i kërkuar Qeverisë së Serbisë llogari më të madhe, duke vlerësuar anëtarët e Kongresit që e mbështesin këtë qasje.

Të lidhura

None found

Në reagimin e saj, organizata thekson se SHBA-ja nuk duhet të injorojë përkeqësimin e standardeve demokratike, korrupsionin, cenimin e institucioneve të pavarura, shtypjen e protestave paqësore dhe politikat që rrezikojnë stabilitetin e Ballkanit Perëndimor.

SRBIJA Act ngre shqetësime për gjendjen e sundimit të ligjit në Serbi, autonominë e gjyqësorit, lirinë e medias, korrupsionin si edhe mënyrën e trajtimit të protestave studentore dhe qytetare. Projektligji kërkon po ashtu zhvillimin e hetimeve të pavarura dhe të besueshme për tragjedinë në stacionin hekurudhor të Novi Sadit, si dhe për pretendimet mbi përdorimin e forcës së tepruar ndaj protestuesve paqësorë.

Sipas komunikatës, Serbia përpiqet të paraqitet si aleate e besueshme e Shteteve të Bashkuara dhe Evropës, ndërsa vazhdon të ruajë lidhje të ngushta politike, ekonomike dhe të sigurisë me Rusinë dhe Kinën. Në të njëjtën kohë, thuhet se ajo po zgjeron bashkëpunimin edhe me Iranin.

Albanians for America vlerëson se SRBIJA Act kërkon me të drejtë një vlerësim të thelluar të këtyre marrëdhënieve, sidomos në rastet kur ato përplasen me interesat e sigurisë së SHBA-së, NATO-s dhe Evropës.

Organizata e konsideron këtë legjislacion një hap të rëndësishëm për ta bërë Qeverinë e Serbisë përgjegjëse për politikat dhe veprimet e saj.

Albanians for America nënvizon se shqetësimi i saj lidhet me veprimtarinë dhe politikat e Qeverisë së Serbisë, jo me popullin serb. Sipas organizatës, qytetarët e Serbisë meritojnë demokraci, transparencë, institucione të pavarura, liri shprehjeje dhe një qeveri që u përgjigjet qytetarëve të vet.

Sipas tyre, të njëjtat standarde duhet të vlejnë për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

Organizata veçon faktin që projektligji pranon rëndësinë e dialogut Serbi–Kosovë të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe mbështet vazhdimin e angazhimit amerikan në këtë proces. Ajo thekson se paqja afatgjatë në rajon duhet të mbështetet te llogaridhënia, njohja e ndërsjellë, respektimi i marrëveshjeve ekzistuese dhe ndalimi i çdo veprimi destabilizues.

Shtetet e Bashkuara, thuhet më tej, kanë investuar prej dekadash burime diplomatike, ekonomike dhe të sigurisë për krijimin e një Ballkani Perëndimor paqësor e demokratik. Ky angazhim, sipas Albanians for America, nuk duhet të cenohet nga qeveri që largohen nga vlerat demokratike, ndërkohë që afrohen me fuqi autoritare.

Për këto arsye, Albanians for America i kërkon Kongresit dhe Administratës Amerikane të ndjekin politika që mbajnë përgjegjës zyrtarët serbë për korrupsionin dhe shkeljet e të drejtave të njeriut.

Organizata kërkon gjithashtu mbrojtjen e institucioneve demokratike, zgjedhjeve të lira, lirisë së medias dhe të drejtës për tubim paqësor.

Ajo u bën thirrje autoriteteve amerikane të shqyrtojnë seriozisht lidhjet gjithnjë e më të ngushta të Serbisë me Rusinë, Kinën dhe Iranin.

Mes kërkesave të organizatës janë edhe mbështetja e sovranitetit dhe sigurisë së Republikës së Kosovës, si dhe forcimi i partneritetit strategjik SHBA–Kosovë.

Albanians for America kërkon mbështetje për dialogun e udhëhequr nga BE-ja mes Serbisë dhe Kosovës, duke insistuar në zbatim real të marrëveshjeve dhe llogaridhënie.

Po ashtu, organizata kërkon që zgjerimi i bashkëpunimit SHBA–Serbi të kushtëzohet me reforma demokratike të qëndrueshme dhe të besueshme.

Sipas saj, SRBIJA Act përcjell qartë mesazhin se partneriteti me Shtetet e Bashkuara nuk përbën një çek të bardhë, por shoqërohet me përgjegjësi.

Albanians for America shpreh mbështetje të fortë për këtë parim dhe i kërkon Kongresit që Qeverinë e Serbisë ta vlerësojë sipas të njëjtave standarde demokratike dhe të sigurisë që kërkohen nga çdo shtet që synon një partneritet të fuqishëm me SHBA-në.

Organizata nënvizon se demokracia, llogaridhënia, sovraniteti dhe paqja duhet të përbëjnë bazën e politikës amerikane në Ballkan.


Shtuar 28.08.2026 09:03

sultanbeyli escortiptv satın alAnkara escortmarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisMarsbahisMarsbahisonwinjojobetcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomjojobetjojobetJojobetbelugabahispusulabetholiganbetHoliganbetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetligobetroyalbetjojobetjojobetjojobet girişMarsbahis GirişbetasusJojobetjojobetsekabetjojobethttps://x.com/HorizonsLePartisekabetcasibom girişHoliganbet