Tragjedi shkatërruese në Himalaje/ Përmbytja me ujë, baltë, akull dhe shkëmbinj lë 160 të vdekur e mbi 1,000 të zhdukur

Një fatkeqësi e rëndë natyrore ka goditur rajonet e Himalajeve përgjatë kufirit mes Nepalit dhe Tibetit, ku një rrjedhë masive uji, balte, akulli dhe shkëmbinjsh ka shkatërruar komunitete të tëra.

Bilanci paraprak flet për më shumë se 160 persona të vdekur, ndërsa mbi 1,000 të tjerë vazhdojnë të konsiderohen të zhdukur.

Të lidhura

None found

Mes viktimave dhe personave që nuk janë gjetur ende janë qindra turistë e pelegrinë nga vende të ndryshme të botës, të cilët kishin udhëtuar në këtë zonë për turizëm ose për rite fetare.

Ngjarja ndodhi të mërkurën, pasi shembja e sasive të mëdha të akullit dhe shkëmbinjve në lartësi të mëdha shkaktoi një përmbytje të menjëhershme. Rrjedha zbriti me forcë nëpër lugina dhe shkatërroi shtëpi, godina, ura, rrugë, automjete dhe objekte të infrastrukturës energjetike.

Video dhe pamje nga vendi i ngjarjes tregojnë një masë të stërmadhe uji e balte që avancon drejt zonave të banuara, ndërsa banorët largohen me nxitim për të shpëtuar.

Agjencia nepaleze për menaxhimin e fatkeqësive bëri të ditur se, më shumë se 24 orë pas katastrofës, 823 persona vijonin të ishin të zhdukur. Të paktën 579 prej tyre janë turistë nepalezë dhe të huaj.

Nga ana tjetër, autoritetet kineze kanë raportuar 558 persona të zhdukur. Ato kanë paralajmëruar se këto të dhëna mund të përmbajnë raste të përsëritura dhe se bilanci përfundimtar ende nuk është përcaktuar.

Mes personave që po kërkohen janë shtetas të Indisë, Shteteve të Bashkuara, Britanisë së Madhe, Australisë dhe Kanadasë.

Shumë prej të zhdukurve dhe viktimave ndodheshin në rajon për të kryer pelegrinazhin drejt Kailash Mansarovar, vend i shenjtë në Tibet për hinduistët dhe budistët.

Të mbijetuarit kanë përshkruar çastet e tmerrshme kur uji dhe balta përfshinë zonat e banuara.

Bibek Khumal, punëtor në distriktin Rasuwa, tha se nisi të vraponte sapo vuri re afrimin e ujit. Rrjedha e mori bashkë me baltën dhe mbeturinat, por ai arriti të kapte një pemë dhe të qëndronte pas saj derisa vala u tërhoq.

68-vjeçari Keshav Prasad Baral rrëfeu se u përpoq të shpëtonte bashkëshorten duke u ngjitur në çati. Ai nuk mundi ta mbante atë dhe gruaja u rrëmbye nga balta. Ajo ende rezulton e zhdukur.

David Fisher, drejtues i Federatës Ndërkombëtare të Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, deklaroi se fshatra dhe zona të tëra tregtare janë zhdukur.

Në rajonet e prekura, ndërtesa, pemë dhe automjete janë mbuluar nga balta ose janë marrë nga rrjedha. Helikopterët po zhvillojnë fluturime të pandërprera në përpjekje për të gjetur dhe evakuuar të mbijetuarit.

Banorët janë mbledhur pranë bazave të ushtrisë nepaleze, ku kërkojnë të dhëna për të afërmit e tyre që nuk janë gjetur. Dëmtimi i infrastrukturës hidroelektrike ka shkaktuar gjithashtu ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona.

Autoritetet nepaleze dyshuan fillimisht se shembja e akullnajës ishte shkaktuar nga një tërmet me magnitudë 4.4. Megjithatë, Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS) përcaktoi më vonë se nuk kishte pasur tërmet.

Vlerësimet e para tregojnë se sinjali sizmik u shkaktua nga shembja e sasive të mëdha të akullit dhe shkëmbinjve, e ndjekur nga lëvizja e mbeturinave.

Sipas imazheve satelitore, përmbytja shkatërruese në lumin Lehde mund të jetë shkaktuar nga një rrëshqitje masive akulli dhe shkëmbinjsh. Ngjarja ndodhi rreth 20 kilometra në verilindje të pikës kufitare Rasuagadi, mes Nepalit dhe Kinës.

Puna e ekipeve të kërkim-shpëtimit po zhvillohet në kushte tepër të vështira. Në Tibet janë angazhuar rreth 800 punonjës shpëtimi, 150 automjete, qen të trajnuar dhe pajisje të specializuara.

Presidenti kinez Xi Jinping ka kërkuar që operacioni të trajtohet me përparësi maksimale. Ndërkohë, OKB-ja ka bërë të ditur se po mobilizon personel dhe furnizime për të ndihmuar banorët e prekur në Nepal.

Edhe Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar një ndihmë emergjente në vlerën e 500 mijë dollarëve.

Ndërsa qindra familje presin ende informacion për të afërmit e tyre dhe mbi 1,000 persona raportohen të zhdukur, autoritetet theksojnë se përmasat e plota të tragjedisë në Himalaje nuk janë përcaktuar ende.


Shtuar 27.08.2026 07:40

sultanbeyli escortiptv satın alHoliganbetAnkara escortAnkara escortmarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisholiganbetMarsbahisonwinjojobetcasibomcasibomartemisbet girisartemisbetholiganbetjojobetjojobetmeritkingmeritkingmarsbahisMarsbahismatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetligobetjojobetjojobetjojobet girişMarsbahis GirişonwinJojobetjojobetcasibom