Këtë të mërkurë, kryeministri Edi Rama, ka përsëritur edhe sot ftesën për dialog me studentët. Megjithatë, Rama nuk ka ndryshuar sofrën e gurit, që prej ditësh tashmë e ka lënë aty para Kryeministrisë me etiketat e dialogut.
Ftesa e Ramës është refuzuar prej më shumë se një jave nga studentë dhe pedagogë, të cilët nuk shohin asnjë arsye të flasin apo dialogojnë me kryeministrin.
Të lidhura
None found
Ky refuzim vjen edhe pas dhunës policore në protesta, ku të shtunën u qëllua me plumb gome në sy një i ri 28-vjeçar.







