Të paktën 17 persona kanë humbur jetën dhe qindra të tjerë janë të zhdukur, pas përmbytjeve shkatërruese që goditën Nepalin dhe pjesë të Tibetit në Kinë, duke rrënuar shtëpi dhe rrugë e duke shkaktuar dëme të rënda në ura dhe infrastrukturën energjetike.
Sipas Ministrit të Jashtëm të Nepalit, Sisir Kanaal, katastrofa u shkaktua nga një tërmet, i cili shkaktoi një rrëshqitje të madhe dheu që bllokoi lumin Bhote Koshi, duke rezultuar në përmbytjen shkatërruese.
Të lidhura
None found
“Tërmeti ndodhi sot në orën 8:37 të mëngjesit dhe për shkak të tij ndodhi një rrëshqitje e madhe dheu, e cila bllokoi lumin dhe duket se kjo shkaktoi përmbytjen”, tha Kanaal gjatë një takimi në Dhomën e Përfaqësuesve.
BREAKING: New footage shows absolutely horrifying scenes along the China-Nepal border amid devastating flash floods, hundreds missing, many feared dead pic.twitter.com/hwXTz8IzjP
— Insider Paper (@TheInsiderPaper) August 26, 2026
Studimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS), regjistroi një tërmet me magnitudë 4.4 ballë në zonë në të njëjtën kohë kur raportoi ministri nepalez.
Autoritetet paralajmërojnë se numri i viktimave mund të rritet ndjeshëm, ndërsa zyrtarët kinezë shprehin frikën për “humbje të mëdha”.
🇳🇵 | 🚨 – Devastating flooding has hit Nepal. pic.twitter.com/QV0WIFGctV
— Flashpoint (@Flashpo1nts) August 26, 2026
Shtëpi dhe rrugë u rrënuan në Nepal, ndërsa në Tibet ka njerëz të zhdukur në qarkun Gyirong, pasi një rrëshqitje dheu goditi një pikëkalim kufitar midis dy vendeve.
Sipas zyrtarëve, 384 turistë janë të zhdukur, përfshirë 291 shtetas të huaj nga vende si India, Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar dhe Malajzia.
Situata është veçanërisht e vështirë në zonat Syapru Besi dhe Timure, në distriktin malor Rasuwa, ku jetojnë rreth 50,000 njerëz.
Helikopterët e shpëtimit nuk mund të ulen për shkak të shkallës së përmbytjes, pasi ujërat e lumit janë rritur shumë mbi nivelin e tyre të zakonshëm.
Imazhet televizive treguan shtëpi që rrëmbeheshin nga uji, makina që lundronin dhe një urë metalike që rrëmbehej nga rryma. Dëshmitarët i thanë Reuters se fshatra të tëra ishin përmbytur.
“Mund të ketë shumë viktima ose dëme të mëdha në pronë”, paralajmëroi administratori i distriktit Narendra Pariyar, duke i nxitur banorët në brigjet e Bhote Koshi të zhvendosen në vende më të larta.
