Ekzekutivi i ri hungarez ka dënuar sulmin ushtarak rus kundër Ukrainës, duke e përkufizuar Moskën si një “kërcënim” për Hungarinë, Evropën dhe rendin global.
Të lidhura
None found
Ky pozicion është paraqitur në një dokument të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, i cili mban firmën e kryeministrit Peter Magyar dhe është botuar në gazetën zyrtare të Hungarisë.
Përmes dokumentit, Budapesti shpreh mbështetjen për sovranitetin dhe tërësinë territoriale të Ukrainës, por edhe për të drejtën e Kievit që të mbrohet. “Dënojmë agresionin ushtarak rus”, deklarohet në tekst, ku veprimet e Moskës cilësohen si rrezik për sigurinë hungareze, evropiane dhe për rendin ndërkombëtar.
Deklarata përfaqëson një kthesë të ndjeshme në politikën e jashtme të Budapestit, pas qasjes së ndjekur prej vitesh nga Viktor Orbani lidhur me luftën në Ukrainë.
I konsideruar ndër aleatët më të afërt të Vladimir Putinit në Evropë, Orbani kishte dalë vazhdimisht kundër ndihmës ushtarake dhe financiare të Bashkimit Evropian për Ukrainën.

Me këtë ndryshim, qeveria e re hungareze jep sinjale se po distancohet nga politika e mëparshme e Budapestit ndaj Moskës dhe konfliktit në Ukrainë.
