Ministria e Mbrojtjes shpall konkurs për stafin e fabrikës së municioneve në Gjakovë

Ministria e Mbrojtjes ka hapur konkurs për rekrutimin e personelit profesional, teknik dhe mbështetës që do të punojë në Kompleksin e Prodhimit të Municioneve në Jahoc të Gjakovës.

Të lidhura

None found

Vendet e punës përfshijnë fusha si inxhinieria, teknika, prodhimi, mirëmbajtja, kontrolli i sigurisë, siguria dhe logjistika, krahas profileve të tjera të domosdoshme për funksionimin e kompleksit.

Aplikantët do të përzgjidhen në përputhje me legjislacionin në fuqi. Ministria ka deklaruar se gjatë këtij procesi do të respektohen parimet e transparencës, meritokracisë dhe profesionalizmit.

Përpara se të nisin punën, kandidatët e përzgjedhur për pozitat e shpallura do të ndjekin trajnimet e nevojshme profesionale për kryerjen e detyrave në Kompleksin e Prodhimit të Municioneve.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, shpallja e konkursit përbën një hap drejt vënies në funksion të Fabrikës së Municioneve në Jahoc dhe zhvillimit të kapaciteteve në këtë industri.

Institucioni u ka bërë thirrje të gjithë personave të interesuar që i plotësojnë kriteret të aplikojnë, në mënyrë që të bëhen pjesë e procesit të rekrutimit dhe funksionalizimit të prodhimit.


Shtuar 25.08.2026 16:53

Tags:
sultanbeyli escortiptv satın alSüpertotobetAnkara escortAnkara escortmarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisjojobet girişMarsbahisultrabetjojobetcasibomcasibomcasibomcasibomjojobet girişjojobetjojobetjojobetjojobet girişjojobetjojobetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetCasibom Girişjojobetjojobetjojobetjojobet girişMarsbahisMarsbahis GirişmarsbahisMarsbahis GirişultrabetleograndbetJojobetcasibom