Raporti i KE-së për imunitetin e Ballukut, Bardhi: SPAK po përdor standarde të dyfishta, duhet të kërkojë arrestimin e saj

Gazment Bardhi, kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, ka reaguar pas publikimit të raportit të Komisionit Europian për Shqipërinë, duke akuzuar Prokurorinë e Posaçme se po vepron me standarde të ndryshme në çështjen që lidhet me zëvendëskryeministren Belinda Balluku.

Bardhi u ndal te konstatimet e raportit të KE-së për vendimin e Kuvendit për të mos pranuar kërkesën e SPAK-ut për heqjen e imunitetit të një deputeteje. Sipas tij, dokumenti europian e lidh këtë qëndrim me parimet e kontrollit dhe balancimit të pushteteve, si dhe me barazinë përpara ligjit.

Të lidhura

None found

“Refuzimi nga Parlamenti për të hequr imunitetin e një deputetjeje të Parlamentit ka ngritur shqetësime në lidhje me parimet e kontrollit dhe balancimit dhe të barazisë para ligjit”, thuhet në raportin e KE-së. Dokumenti specifikon se, në mars të vitit 2026, Parlamenti rrëzoi kërkesën e SPAK-ut për heqjen e imunitetit të një deputeteje, e cila përballej me akuza për shkelje të barazisë në tendera.

Sipas kreut të grupit parlamentar demokrat, ndërsa Komisioni Europian ka shprehur shqetësim për pengimin e procedimit dhe arrestimit, të vetmit që nuk kanë reaguar janë prokurorët e SPAK-ut. Bardhi pretendon se kjo sjellje po kontribuon në forcimin e pandëshkueshmërisë në rastin e Ballukut.

Ai deklaroi se SPAK-u, prej disa javësh, po ndjek dy standarde në trajtimin e çështjes së zëvendëskryeministres. Bardhi theksoi se vetë Prokuroria e Posaçme ka bërë të ditur rëndimin e pozitës penale të Ballukut, për shkak të dyshimeve për korrupsion pasiv dhe pastrim parash, por megjithatë nuk ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë.

Bardhi rikujtoi se SPAK-u kishte deklaruar gjashtë muaj më parë se, në rast të rëndimit të pozitës penale, duhet të rëndohet edhe masa e sigurimit. Sipas tij, ky standard nuk po zbatohet në çështjen ndaj Belinda Ballukut.

Në përfundim, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së tha se SPAK-u ka vetëm një mënyrë për të mos u bërë pjesë e pandëshkueshmërisë së denoncuar nga Brukseli: të zbatojë ligjin, të ndjekë standardin e shpallur prej vetë institucionit gjashtë muaj më parë dhe t’i drejtohet menjëherë Kuvendit me kërkesën për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Belinda Ballukut.


MatbetjojobetİmajbetcasibomJojobetjojobetjojobetultrabetcasibomcasibomcasibomjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasPusulabetbetciobetcio girişİmajbetTipobetHoliganbetHoliganbetTipobetjojobet girişjojobet girişbetcio