Vincent Kompany do të drejtojë sërish Bayern Munichun nga pankina të premten në mbrëmje, kur bavarezët përballen me Kolnin në Bundesligë. Trajneri belg është rikuperuar nga problemet shëndetësore që e larguan nga ekipi në fund të tetorit.
Kthimin e tij e konfirmoi Jan-Christian Dreesen, drejtori ekzekutiv i klubit, i cili tha se Kompany është shëruar plotësisht nga meningjiti dhe ka kryer gjithashtu një operacion në shpatull.
Të lidhura
None found
Gazeta gjermane Abendzeitung e pyeti Dreesenin nëse trajneri do të jetë në vijën anësore për ndeshjen e javës së dhjetë, që zhvillohet në Allianz Arena. Përgjigjja e tij ishte pozitive.
“Po. Vincenti është në disponim shumë të mirë dhe sot më përshëndeti. Meningjiti është shëruar. Ai tashmë i është nënshtruar edhe operacionit në shpatull”.
Më herët, Bayern Munich kishte bërë të ditur se 40-vjeçari do të merrte pjesë të enjten edhe në konferencën për shtyp para sfidës, ku do t’u përgjigjej pyetjeve të gazetarëve.
Pas mungesës për arsye shëndetësore, Kompany do të rikthehet kështu në drejtimin e skuadrës në përballjen me Kolnin.






