Mbi 60 emra të rinj për rrugët e Tetovës, përfshirë figura shqiptare dhe maqedonase

Komisioni për emërtimin e rrugëve në Tetovë u mblodh sot për herë të parë pas një pauze prej 165 ditësh, duke miratuar një listë me më shumë se 60 emërtime të reja për arteriet e qytetit.

Të lidhura

None found

Kryetari i komisionit theksoi se emërtimet e reja do të reflektojnë përbërjen etnike të qytetit, duke përfshirë personalitete që kanë shërbyer për kombin shqiptar, për atë maqedonas, si dhe figura me famë botërore.

“Rrugët e Tetovës duhet të shprehin identitetin e plotë të qytetit, trashëgiminë historike, kulturore dhe karakterin e tij shumëetnik. Në to do të nderohen emrat më të mëdhenj të historisë dhe kombit shqiptar, si Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Naim, Sami e Abdyl Frashëri, si dhe Gonxhe Bojaxhiu – Nënë Tereza,” deklaroi Qamili.

Ai shtoi se listës i janë bashkuar edhe personalitete që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në fushën e kulturës, arsimit dhe sportit në Tetovë, duke përmendur emrat e Murat Isakut, Abdylaziz Islamit, dirigjentit Bani Jaja dhe futbollistit Haçim Memeti.

Në përzgjedhje zënë vend edhe disa nga figurat kulmore të kulturës shqiptare bashkëkohore, si shkrimtari Ismail Kadare, poeti Migjeni dhe aktori Bekim Fehmiu.

Për sa u përket lagjeve ku jetojnë bashkëqytetarët me përkatësi maqedonase, Qamili njoftoi se ato nuk do të mbajnë më emra të trashëguar nga epoka jugosllave. Ato do të zëvendësohen me figura kyçe të historisë dhe artit maqedonas, mes të cilëve Kërste Petkov Misirkov, regjisori Branko Gapo dhe skulptorja Borka Avramova.


Shtuar 14.07.2026 22:10

MatbetBetsmoveEsenyurt EscortmatbetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetultrabetİmajbetcasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasİmajbetbetciobetciobetcio girişİmajbetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobetjojobet girişjojobet giriş