PTHP hap procedurë ndaj tri personave për sulm ndaj një bashkëmoshatareje në Kumanovë, dy prej tyre të mitura

Prokuroria Themelore Publike në Kumanovë ka nisur procedurë ndaj një 18-vjeçareje, ndërsa pranë gjyqtarit për fëmijë në Gjykatën Themelore të Kumanovës është dorëzuar kërkesë për hapjen e procedurës përgatitore ndaj dy të miturave, përkatësisht 15 dhe 14 vjeç. Të tria dyshohen se kanë marrë pjesë së bashku në veprën penale “Dhunë”.

Të lidhura

None found

Sipas njoftimit të PTHP-së, më 13 mars të këtij viti, të dyshuarat e kanë ftuar një vajzë, e cila në atë kohë ishte 13 vjeçe, të dilte nga shtëpia. Më pas, ato e kanë bindur që të hynte në një dhomë të braktisur pranë qendrës sportive “Sokolana”.

Në atë hapësirë, vajza është fyer dhe është sulmuar fizikisht. Ajo është goditur në fytyrë dhe në trup, si edhe është tërhequr për flokësh.

Dhuna është incizuar me telefon, ndërsa viktima është kërcënuar me jetë në rast se do t’i tregonte dikujt për ngjarjen.

Pas publikimit të videos në rrjetet sociale, Prokuroria Publike ka ndërmarrë menjëherë masa për sigurimin e provave. Për të dyshuarën madhore, prokuroria i ka propozuar gjykatës kompetente caktimin e masave paraprake, përfshirë paraqitjen e detyrueshme në gjykatë, sekuestrimin e përkohshëm të dokumentit të udhëtimit, si dhe ndalimin e afrimit dhe vendosjes së kontaktit me viktimën, thuhet në njoftimin e PTHP-së.


Shtuar 14.07.2026 19:20

MatbetBetsmoveEsenyurt EscortmatbetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetultrabetİmajbetcasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasİmajbetbetciobetciobetcio girişİmajbetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobetjojobet girişjojobet giriş