PANIK/ Sulmohen me raketa gjatë faljes së namazit, besimtarët në Afganistan nuk e ndërpresin Namazin (VIDEO)

Falja e Namazit për besimtarët myslimanë në qytetin e Kabulit në Afganistan u shoqërua me momente tensioni mëngjesin e sotëm.

Tre raketa goditën qendrën e Kabulit pak përpara se presidenti, Ashraf Ghani, të mbante një fjalim për festën e Kurban Bajramit.

Ngjarja ndodhi teksa besimtarët po faleshin, por kjo i ka shqetësuar pak besimtarët të cilët të qetë vijuan ritualet e tyre.

Lutjet po transmetoheshin drejtpërdrejt dhe aty ishte i pranishëm edhe Presidenti Ashraf Ghani.

Sulmi erdhi në një kohë kur është rritur shumë dhuna në vend, disa muaj pasi u tërhoqën trupat e huaja nga Afganistani pas 20 vjetësh.

Deri më tani, sipas Reuters, asnjë nga grupet ekstremiste nuk e ka marrë përsipër sulmin.


Shtuar 20.07.2021 16:16