Barcelona ofron Griezmann për Dybala

Barcelona po synon ta shesë gjatë kësaj vere sulmuesin Antoine Griezmannin. Mediat spanjolle të martën kanë raportuar se klubi katalunas po synon ta shkëmbejë francezin me sulmuesin e Juventusit, Paulo Dybalan.

Klubi spanjoll i ka ofruar Juventusit kartonin e Griezmannit për atë të Dybalas.

Sipas mediave spanjolle, bisedimet janë aktualisht në fazën fillestare dhe të dy klubet dihet se kanë marrëdhënie të mira mes vete.

Dybala nuk ka pranuar vazhdimin e kontratës me “Zonjën e Vjetër” që i skadon vitin tjetër dhe kjo mund të bëjë më të lehtë transferimin në “Camp Nou”.


Shtuar 20.07.2021 16:20