Kryeministri i përkohshëm i Haitit thotë se ai po jep dorëhqjen për t’ia lënë vendin një rivali politik që ka më shumë mbështetje ndërkombëtare.
Claude Joseph, që ka qenë kryeministër i përkohshëm që pas vrasjes së Presidentit Jovenel Moïse më 7 korrik, i tha gazetës Washington Post se do të largohej nga posti.
Ariel Henry, një neurokirurg 71-vjeçar do të zërë vendin e tij.
“Të gjithë ata që më njohin e dinë se unë nuk kam ndonjë interes në këtë betejë, ose ndonjë ambicje për pushtet ,” i tha zoti Joseph gazetës. “Presidenti ishte një mik për mua. Unë thjesht dua të shoh vendosjen e drejtësisë për të.”
Nuk është e qartë ende se kur do ta lërë detyrën zoti Jozeph.
“Negociatat po vazhdojnë ende,” tha Ministri i Zgjedhjeve në Haiti Mathias Pierre, sipas agjencisë Associated Press. Ai tha se zoti Jozeph do t’i rikthehet postit të Ministrit të Jashtëm.
Presidenti Moïse u vra me armë zjarri kur disa vrasës bastisën shtëpinë e tij në Port-au-Prince./VOA