Haradinaj komenton takimin Kurti-Vuçiç: Kryeministri s’do ta kuptojë se pa SHBA dialogu është i vdekur (FOTO LAJM)

Haradinaj komenton takimin Kurti-Vuçiç: Kryeministri s’do ta kuptojë se pas SHBA dialogu është i vdekur

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, ka komentuar takimin e Kurtit me Vuçiç në Bruksel.

Në një postim në në Facebook, ai ka kritikuar të dyja palët teksa bën me dije se pa mbështejen e SHBA dialogu është i vdekur.

“Edhe një takim koti i dialogut Kosovë-Serbi. Secila palë ka veç një interes, që me retorika populiste ta mashtrojë popullin e vet në prag të zgjedhjeve”, tha ai.
Tutje theksoi se kryeministri i Kosovës ka vendosur që të mos bëjë asgjë në këtë proces, pasi sipas tij dialogu pa SHBA-në, është i vdekur.

“Ai nuk po don me e kuptu se pa përfshirjen e SHBA, dialogu është i vdekur. Ai nuk po don me e kuptu se me Borelin e Lajçakun është në qorrsokak”, u shpreh Haradinaj.

“Po të ishte Amerika në dialog, tashmë do të ishim në prag të marrëveshjes përfundimtare! A ka njeri që mund t’ia shpjegojë këtë Albin Kurtit!?”, shkroi Haradinaj. /albeu.com/


Shtuar 19.07.2021 20:10