Chiara Ferragni bëhet nënë për herë të dytë, fotoja e bebushes merr rekord pëlqimesh (FOTO LAJM)

Pritjes së ëmbël i erdhi fundi dhe çifti i famshëm i showbizit, Chiara Ferragni e Fedez, janë bërë prindër për herë të dytë. Vogëlushja e tyre ka ardhur në jetë ditën e sotme dhe çifti kanë ndarë menjëherë foton e portretit të saj të ëmbël. Imazhi duket se është shkrpeur pak pas ardhjes së saj në jetë, teksa Chiara shihet duke e mbajtur në krahë, ndërsa Fedez duke i mbajtur dorën me gisht.

Dyshja kanë zbuluar se vogëlushen e kanë quajtur Vittoria. Ky emër është me origjinë italiane dhe do të thotë “fitore”. Fotoja e parë me vogëlushen ka arritur 2 milion pëlqime për vetëm një orë.

Chiara dhe Fedez janë edhe prindër të një djali 3-vjeçar të quajtur Leone Lucia.


Shtuar 23.03.2021 11:06