Roma po “studion” me kujdes mundësinë e transferimit të Icardit

Roma është duke studiuar me kujdes mundësitë për  zëvendësuesin e Edin Dzekos i cili pritet të largohet në fund të sezonit pas prishjes së raportin me trajnerin Fonseca.

Ekipi kryeqytetas ka “piketuar”  Mauro Icardi i cili nuk po kalon një moment të mirë te PSG.

Huazimi me opsion blerje do ishte zgjidhje, por ‘operacioni’ do jetë i komplikuar shkaku i pagës së lartë të lojtarit dhe Dzeko duhet të largohet kur argjentinasi të arrijë. /albeu.com/


Shtuar 23.03.2021 11:13

Tags: , ,