Taravari: VLEN kaloi nga zotimet e bujshme në një dorëzim të pakushtëzuar

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka reaguar me një postim në “Facebook” lidhur me dyvjetorin e VLEN-it në Qeveri, duke vlerësuar se kjo forcë politike, nga premtimet e mëdha, ka përfunduar në dorëzim pa kushte.

Të lidhura

None found

Sipas Taravarit, VLEN e mori rrugën drejt qeverisjes duke kërkuar mbështetjen e shqiptarëve dhe duke premtuar ndryshim, por pas dy vitesh, qytetarët, siç thotë ai, nuk po shohin rezultate, por vetëm heshtje, arsyetime dhe tërheqje. Ai thekson se nuk ka ndryshime kushtetuese, nuk ka lëvizje përpara në rrugën evropiane, nuk ka avancim të gjuhës shqipe, nuk ka mbrojtje të mirëfilltë të përfaqësimit të drejtë dhe nuk ka investime serioze në komunat shqiptare.

Taravari shton më tej se VLEN kishte premtuar se do të sillte zë në Qeveri, por, sipas tij, përfundoi duke u shndërruar në hijen e vendimeve të të tjerëve.

“Shqiptarët nuk votuan për ministra që numërojnë ditët në karrige dhe heshtin kur preken interesat e qytetarëve. VLEN nuk u rrëzua nga pamundësia, por nga zgjedhja për të qëndruar në pushtet me çdo kusht. Aleanca për Shqiptarët e tha dhe e dëshmoi se kur nuk ka realizim, nuk ka arsye të qëndrohet për dekor. Koha e arsyetimeve ka mbaruar. Tani çdo premtim duhet të matet me punë, dhe çdo mandat me përgjegjësi para qytetarëve”, shkruan në fund Taravari./Telegrafi/


casibomcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetcasibom girişMeritkingcasibomcasibomMeritkingGrandpashabetCasibomgrandpashabetcasibombetpascasibomjojobet girişKickmatbetinterbahisMadridbetMadridbetJojobet girişJojobetgrandpashabetHoliganbet girişgrandpashabetJojobetGrandpashabetgrandpashabetjojobetcasinomilyoncasinomilyonultrabetultrabetcasibom girişgrandpashabetholiganbetBetpasgrandpashabet güncel girişjojobetjojobet giriş