Kryetari i ASH-së, Arben Taravari, bëri të ditur se sot u takua me ambasadorin e BE-së në Maqedoninë e Veriut, Michalis Rokas. Në takim, ata biseduan për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian.
Taravari nënvizoi rëndësinë e përshpejtimit të procesit të anëtarësimit në BE.
Të lidhura
None found
Në një njoftim në rrjetet sociale, ai e cilësoi takimin me ambasadorin Rokas si të frytshëm dhe produktiv. Sipas tij, diskutimi u përqendrua te zhvillimet politike, perspektiva evropiane e Maqedonisë së Veriut dhe domosdoshmëria për të ecur më shpejt në rrugën e integrimit.
Taravari vlerësoi se vendi gjendet përpara një çasti të rëndësishëm dhe se vizita e fundit e presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka sjellë një momentum të ri, që duhet shfrytëzuar plotësisht.
Ai theksoi se tani nevojiten veprime konkrete, përfshirë miratimin e ndryshimeve kushtetuese dhe vijimin e reformave që do ta çojnë vendin përpara drejt BE-së.
Taravari shtoi se integrimi evropian vazhdon të jetë përparësi dhe rruga drejt një të ardhmeje me zhvillim, stabilitet e prosperitet më të madh./Telegrafi/







