Banka Popullore raporton shtim të depozitave dhe kreditimit gjatë shtatorit

Raporti mujor i Bankës Popullore të Maqedonisë së Veriut tregon se gjatë shtatorit është shënuar rritje si e depozitave, ashtu edhe e aktivitetit kreditor, në raport me muajin paraardhës dhe të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave të Bankës, kreditimi u zgjerua me 1.3 % në bazë mujore dhe me 14.1 % në bazë vjetore. Ky trend është evidentuar në të dyja kategoritë, ndërsa familjet patën peshën më të madhe në rritjen mujore. Në krahasimin vjetor, ndikimi kryesor erdhi nga sektori i korporatave.

Të lidhura

None found

Edhe depozitat shënuan rritje, përkatësisht 0.4 përqind krahasuar me muajin paraprak dhe 9.2 % në raport me vitin e kaluar. Zgjerimi më i madh u regjistrua te sektori i “amvisërive”.

Ndërkohë, qytetarët vijojnë t’i drejtohen kryesisht kredive konsumuese dhe kredive për banim.


Shtuar më 27.10.2026 21:14