Nikolloski: Ende mungon një zgjidhje përfundimtare për transportuesit tanë

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, tha se deri tani janë ndërmarrë dy hapa: shoferët janë përfshirë si profesionistë, jo si turistë, në strategjinë e re të vizave të zonës Shengen, si dhe janë arritur marrëveshje të drejtpërdrejta me shtete të veçanta të kësaj zone për pajisjen e transportuesve me viza afatgjata.

Megjithatë, shoferët profesionistë të RMV-së vazhdojnë të trajtohen si turistë dhe, për rrjedhojë, u nënshtrohen kufizimit të qëndrimit deri në 90 ditë brenda një periudhe 180-ditore. Këtë çështje Nikolloski e ngriti gjatë një paneli të “Forumit Global të Tregtisë dhe Rritjes 2026”, organizuar nga Oda Zvicerane e Tregtisë e Maqedonisë.

Të lidhura

None found

“U përpoqëm të gjenim një zgjidhje të përbashkët mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe zonës Shengen, por, për fat të keq, BE-ja nuk ka ofruar një zgjidhje përfundimtare. Do të thosha se mungon një qasje e organizuar”, deklaroi Nikolloski. /Telegrafi/


Shtuar më 27.10.2026 22:58