Rrëzohet helikopteri i Aramco-s në Arabinë Saudite, 14 viktima në bord

Një ngjarje e rëndë ajrore është regjistruar në Arabinë Saudite, ku 14 persona kanë humbur jetën pas rrëzimit të një helikopteri në Ras Tanura, qytet bregdetar në lindje të vendit.

Agjencia Saudite e Lajmeve (SPA) raportoi se mjeti fluturues i përkiste kompanisë shtetërore të naftës Aramco dhe është rrëzuar rreth orës 06:00 me orën lokale. Asnjë nga personat që ndodheshin në bord nuk ka mbijetuar.

Të lidhura

None found

Sipas autoriteteve, të gjitha viktimat ishin shtetas sauditë, ndërsa hetimet kanë nisur për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti.

Deri në këto momente, Aramco nuk ka dalë me një reagim zyrtar për ngjarjen. Nga ana tjetër, Ministria Saudite e Energjisë u ka shprehur ngushëllime familjeve të viktimave.

Ras Tanura konsiderohet një prej pikave më të rëndësishme të industrisë së naftës në Arabinë Saudite, pasi aty ndodhet një nga rafineritë më të mëdha të Aramco-s në Lindjen e Mesme.


Shtuar 28.06.2026 18:16

casibom güncel girişcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetcasibom girişMeritkingcasibomcasibomMeritkingGrandpashabetCasibomgrandpashabetcasibombetpascasibomjojobet girişUltrabetmatbetdeneme bonusu veren sitelerJojobetMadridbetMadridbetMadridbetgrandpashabetHoliganbet girişgrandpashabetJojobetGrandpashabetgrandpashabetjojobetcasinomilyoncasinomilyonultrabetultrabetcasibom girişgrandpashabetholiganbetBetpasgrandpashabet güncel girişjojobet