LSDM: Koçoska dhe Mickoski po e pranojnë se buxheti është bosh, ndërsa Qeveria synon ta thellojë deficitin

LSDM akuzon se ministrja e Financave, Gordana Koçoska, ka pranuar se në buxhet nuk ka para.

Sipas kësaj partie, deficiti vjetor i paraparë në buxhet është harxhuar i tëri gjatë gjashtë muajve të parë të vitit.

Të lidhura

None found

Siç theksojnë nga LSDM, me ribalancimin e paralajmëruar Qeveria po planifikon një rritje të mëtejshme të deficitit, edhe pse më herët kishte premtuar se do ta zvogëlonte atë.

“Kjo nuk përbën befasi. Përkundrazi, është vërtetim i drejtpërdrejtë për atë që LSDM e ka paralajmëruar që në nisje të mandatit të kësaj Qeverie.

Gjendjen reale të ekonomisë, sipas tyre, qytetarët e ndjejnë më së miri vetë. Mjafton, thonë ata, të hedhin sytë te kuletat dhe frigoriferët e tyre. Ajo që hasin aty nuk është një ‘ekonomi e tretë në Evropë’, por kosto jetese më të lartë, fuqi blerëse më të dobët dhe pasiguri gjithnjë e më të madhe për të ardhmen.

LSDM vlerëson se, ndërsa Qeveria flet për suksese dhe rekorde, deficiti buxhetor po zgjerohet, shteti po futet gjithnjë e më thellë në borxhe dhe reformat po mbeten prapa.

Në të njëjtën kohë, ata shtojnë se për shkak të ngecjes në integrimin evropian dhe izolimit të qëllimshëm të vendit, po humben investime, mundësi zhvillimi dhe fonde që do të mund të ndihmonin ekonominë dhe qytetarët.

Sipas LSDM-së, borxhi publik, të cilin Qeveria ishte zotuar se do ta ulte, për dy vjet është rritur me mbi 2.5 miliardë euro dhe ka arritur në 11 miliardë euro.

Po ashtu, ata pretendojnë se këto para nuk janë përdorur për paga më të larta, për masa në ndihmë të qytetarëve dhe kompanive, e as për investime kapitale, por kanë përfunduar në tenderë kriminalë partiakë të OBRM-PDUKM-së.

“Pas dy vitesh deklaratash triumfaliste për rritje ekonomike, e vërteta tashmë është e qartë dhe e dukshme: me Mickoskin dhe OBRM-PDUKM-në, ekonomia po shkon drejt kolapsit”, thonë nga LSDM.


Shtuar 23.06.2026 09:44

Tags:
Ultrabetmatbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelercasibommeritkingjojobetcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetcasibomgoldenbahisTimebetMeritkingGrandpashabetgrandpashabetcasibomnerobetjojobetrobinbetjojobet girişUltrabetaadeneme bonusu veren sitelermariobetMadridbetmadridbetmariobetgoldenbahis girisHititbetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetJojobetGrandpashabetJojobetGrandpashabet Girişgrandpashabet giriş