Në një deklaratë në X, Presidenti i vendit Bajram Begaj, ka reaguar pas sulmit me armë gjatë darkës së korrespondentëve në SHBA, duke dënuar ashpër ngjarjen.
Begaj shprehu solidaritet të plotë me presidentin amerikan Donald Trump, Zonjën e Parë Melania Trump dhe popullin amerikan.
Të lidhura
None found
“Dënoj fuqishëm sulmin e armatosur ndaj Presidentit të SHBA dhe Zonjës së Parë gjatë darkës së korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë. Në një demokraci, dallimet zgjidhen përmes ideve dhe dialogut, jo përmes forcës”, u shpreh Begaj.
Ai theksoi se akte të tilla të dhunshme cenojnë vlerat themelore demokratike dhe janë të papranueshme.

