VIDEO/ “Unë jam shqipe nga Kosova”, shikoni festën e futbollistëve “Dardanë” pas triumfit ndaj Suedisë

Pas fitores së madhe ndaj Suedisë, atmosfera në kampin e Kosovës ishte elektrizuese. Futbollistët “Dardanë” shpërthyen në festë brenda dhomave të zhveshjes, duke kënduar me krenari: “Unë jam shqipe nga Kosova!”

Pamjet e gëzimit janë bërë virale në rrjetet sociale, duke reflektuar emocionin e një suksesi historik për futbollin kosovar. Lojtarët dhe stafi festuan të bashkuar, duke treguar shpirtin luftarak dhe dashurinë për vendin dhe kombin.

Fitorja ndaj Suedisë u cilësua si një nga momentet më të mëdha në historinë e ekipit kombëtar të Kosovës.


Shtuar 14.10.2025 09:44