Të shtënat me armë pranë qendrës së votimit në Kosovë, Kryeprokurori i Prishtinës s’qaron ngjarjen

Kryeprokurori i Prishtinës, Zejnullah Gashi, ka reaguar në lidhje me të shtënat me armë zjarri pranë një qendre votimi në Komoran të komunës së Drenasit.

Gashi u shpreh se ngjarja nuk ka lidhje me procesin zgjedhor ndërsa sqaroi se konflikti ndodhi mes dy personave që tre javë më parë janë konfliktuar me njëri-tjetrin.

“Incidenti në fjalë nuk ka të bëjë me procesin zgjedhor, por me tre të dyshuar që kanë precedent penal. Bëhet fjalë për një mosmarrëveshje që ka filluar para disa javësh.

Arsyet e konfliktit nuk dihen në detaj, por lidhet me një mosmarrëveshje për grabitje dhe motive ordinere. Kjo ngjarje nuk e prek procesin zgjedhor”, u shpreh ai.


Shtuar 12.10.2025 18:24