Aksident në Shkodër/ Drejtuesi humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me një biznes, 3 persona dërgohen me urgjencë në spital

Mëngjesin e sotëm rreth orës 07:10, një aksident rrugor ka ndodhur  në aksin Shëngjin–Velipojë, në fshatin Rrjoll, ku një automjet me targa kosovare ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një dyqan.

Sipas informacioneve paraprake, shtetasi kosovar J. B., duke drejtuar mjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin për shkaqe ende të paqarta.

Si pasojë, automjeti është përplasur me një dyqan në anë të rrugës.

Nga aksidenti janë plagosur drejtuesi i mjetit dhe tre pasagjerë të tjerë, të gjithë familjarë të tij.

Të dëmtuarit janë transportuar menjëherë në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.

 


Shtuar 22.07.2025 08:42