Gazetaret sportive nxisin debat me veshjet provokuese në stadium

Disa nga prezantueset më të njohura të DAZN Italy, Eleonora Incardona, Giusy Meloni, Diletta Leotta dhe Marialuisa Jacobelli janë bërë virale për paraqitjet e tyre gjatë raportimeve nga Kampionati Botëror i Klubeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pamja e tyre tërhoqi vëmendje masive në rrjete sociale, por gjithashtu shkaktoi edhe kritika të forta. Kolegia e tyre, Valentina Maceri, që prezanton Ligën e Kampionëve në një televizion zviceran, i akuzoi ato për mungesë profesionalizmi.

“Nëse do të kesh të njëjtin respekt si lojtarët dhe zyrtarët, pamja duhet të jetë më e përmbajtur”, tha ajo për BILD, duke veçuar Eleonora Incardona-n për bashkëpunimet me agjenci bastesh dhe stilin “vulgar”.

Kritikat u shtuan pas një postimi viral të Incardona-s nga një ndeshje në Orlando, ku u shfaq me kostum me vija dhe reçipeta. Komentuesit e cilësuan veshjen si të papërshtatshme për një event sportiv.

Ndërkohë, edhe Diletta Leotta është sërish në qendër të vëmendjes, këtë herë për arsye personale, pasi balerina Eleonora Abbagnato e akuzoi atë për sjellje të papërshtatshme ndaj bashkëshortit të saj, Federico Balzaretti.


Shtuar 9.07.2025 15:25