Deputetja Gjylameti: Garën nuk e kemi me PD-në, por e kemi me vetveten!

Mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Opinion’ në TV Klan janë vendosur përballë njëri-tjetrit kandidatët për deputetë nga Partia Socialiste dhe Partia Demokratike në zgjedhjet e 11 Majit.

E ftuar në studion e emisionit, deputetja dhe kandidatja për deputete e PS në Tiranë, Blerina Gjylameti, u shpreh se në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, Partia Socialiste nuk e ka garë me Partinë Demokratike por me vetveten.

Gjylameti tha gjithashtu se Partia Socialiste reflekton pas çdo mandati duke përmirësuar punën e vet.

“Kemi treguar që kemi transformuar rrënjësisht jo vetëm Shqipërinë, por çdo institucion. Ne nuk e kemi garën me PD, e kemi me vetveten. Mandat pas mandati PS ka një moment reflektimi për të bërë më të mirën nga ajo që ka bërë. Sot pas 3 mandateve edhe me dy fatkeqësitë natyrore që prekën vendin tonë, Covidin dhe tërmetin, sot ne jemi me një borxh publik që është rreth 55-56%. Ne nuk marrim para sikundër merrej në kohën e PD. Asnjëherë nuk kemi marrë borxh për të shtuar borxhin dhe pa bërë investime. Nëse flasim duhet të flasim për ata që na kanë votuar. Sot qytetarët kanë rreth 3 herë më shumë të ardhura seç kanë patur në 2013”, tha ndër të tjera deputetja Blerina Gjylameti.Partia Socialiste është në pushtet prej 3 mandateve radhazi dhe kërkon një mandat të katërt qeverisës.


Shtuar 26.03.2025 22:39

Tags: ,