Pasditen e sotme u gjet një shtetas i pajetë në Fier. Një 45-vjeçar, i identifikuar si Neritan Goga, është gjetur pajetë në tokën e tij në fshatin Sheqishtë pasditen e sotme.
Paraprakisht dyshohet se 45-vjeçari është vetëhelmuar, pasi në trup nuk ka shenja dhune.
Po ashtu në vendin e ngjarjes ka mbërritur grupi hetimor, i cili ka nisur nga puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
NJOFTIMI I PLOTË:
Sot rreth orës 18:40, në fshatin Sheqishte është gjetur nga familjarët pa shenja jete në tokat e tij, shtetasi N. G., 45 vjeç.
Nga hetimet paraprake dyshohet se ky shtetas është vetëhelmuar dhe nga këqyrja paraprake e trupit të 45-vjeçarit, nuk janë konstatuar shenja dhune.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkakut të vdekjes.