E FUNDIT/ Gjendet një trup i pajetë në Durrës

Një trup i pajetë është gjetur në breg të detit te “Vollga” në Durrës.

Nga informacionet paraprake dyshohet se personi është mbytur dhe janë dallgët ato të cilat e kanë nxjerrë në breg pasditen e sotme.

Njoftimi i plotë i policisë: 

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 26.06.2021, në orën 19:40, në lagjen nr.1, Durrës, në breg të detit është gjetur i mbytur një shtetas ende i paidentifikuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e personit. /albeu.com/


Shtuar 26.06.2021 20:22