Përplasje mes dy automjeteve në aksin e vjetër Fier-Vlorë, plagoset një këmbësor

Dy automjete u përplasën pak minuta më parë në aksin e vjetër Fier-Vlorë. Gjatë aksidentit u plagos edhe një këmbësor.

Të dhënat paraprake tregojnë se, pas përplasjes, njëri prej drejtuesve humbi kontrollin e mjetit dhe goditi këmbësorin që ndodhej pranë rrugës.

Të lidhura

None found

I plagosuri u dërgua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Deri tani nuk janë dhënë hollësi për gjendjen e tij shëndetësore.

Shërbimet e Policisë Rrugore mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe nisën veprimet procedurale për sqarimin e rrethanave. Grupi hetimor po përcakton shkaqet e përplasjes dhe mënyrën si ndodhi aksidenti.


Shtuar më 4.11.2026 19:06