Kryepeshkopi Anastas Janullatos, i cili ndodhej i shtruar në spitalin e Tiranës që prej datës 30 dhjetor, ka shfaqur përkeqësim të gjendjes shëndetësore. Sipas medias greke, Kryepeshkopi 95-vjeçar është transportuar në Athinë për mjekim të specializuar. Bëhet me dije se për transportimin e Janullatos në Greqi është vendosur në dispozicion një avion i Forcave Ajrore.
Sipas informacioneve, gjendja e tij konsiderohet nën kontroll, ndërsa ai ka pësuar hemorragji gastrike. Janollatos do të transportohet nga një ekip i personelit mjekësor të EKAV-it, ndërsa pritet të shtrohet në spitalin “Evangelismos”.
Kryepeshkopi u shtrua në një spital në Shqipëri pak ditë më parë ku u raportua se ishte prekur nga një virozë e stinës. Në një njoftim në llogarinë e Kryepeshkopit në Facebook thuhej se ai është shtruar në një spital në Tiranë, pas shfaqjes së virozës sezonale.