30 vite nga vizita e Sekretarit Baker në Shqipëri, Kim: Vetëm një gjë nuk ka ndryshuar që nga ajo kohë!

Përmes një postimi në Twitter, ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim ka publikuar një foto nga vizita e Sekretarit të Shtetit Bakër në Shqipëri, para 30 vjetësh.

Kim shkruan se nga ajo kohë, shumë gjëra kanë ndryshuar, por “Ju jeni me ne dhe ne jemi me ju” nuk ka ndrshuar.

“Pikërisht 30 vjet më parë, Sekretari i Shtetit Baker qëndroi me popullin shqiptar në Sheshin Skënderbej dhe tha: “Ju jeni me ne dhe ne jemi me ju.” Shumë gjëra kanë ndryshuar që nga ajo kohë dhe ne jemi përsëri në një pikë kthese, por një gjë mbetet e njëjtë: Ju jeni me ne dhe ne jemi me ju!”, shkruan Yuri Kim


Shtuar 22.06.2021 12:11