Në orët e para të mëngjesit të sotëm rreth orës 03:45, Velipoja është tronditur nga një shpërthim me lëndë plasëse.
Burime zyrtare bëjnë me dije se lënda plasëse, është hedhur në tarracën e një lokali.
Ngjarja ndodhi në fshatin “Rrjoll”. Mësohet se në tarracën e lokalit të shtetasit A. D., 35-vjeç, është hedhur një sasi e vogël lëndë plasëse.
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 03:45, në fshatin “Rrjoll”, Velipojë, në tarracën e lokalit të shtetasit A. D., 35 vjeç, është hedhur një sasi e vogël lëndë plasëse.
Si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.