E rëndë/ U hodh nga tarraca e pallatit, humb jetën gruaja në Korçë

Një tjetër ngjarje e rëndë, është regjistruar brenda 24 orëve në Korçë, ku një grua është hedhur nga tarraca e një pallati. Raportohet se viktima është identifikuar si Sofie Stefa, 67-vjeç.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen 9 të qytetit. Autoritetet policore raportojnë se një grua është hedhur nga kati i 7-të i pallatit ku banonte, duke rënë në një platformen fundore të këtij pallati. Ky veprim i ka shkaktuar asaj vdekjen e menjëhershme në vendin e ngjarjes.

Sipas informacioneve, mësohet se viktima i kishte kërkuar bashkëshortit që të shkonte dhe të bënte pazaret, ndërkohë që në momentin kur ndodhej e vetme në banesë, ka hapur dritaren dhe është hedhur.

Kur bashkëshorti është kthyer, ka gjetur persona të shumtë në hyrjen e pallatit dhe bashkëshorten  pa shenja jete.

Viktimës disa vite më parë i kishte ndërruar jetë djali i vetëm, duke i shkaktuar gjendje të rënduar depresive. Burime bëjnë me dije se shpesh ajo i shprehej bashkëshortit se “Jeta jonë ka marrë fund pas vdekjes së djalit”.

Dyshohet se ky ka qenë dhe shkaku që ajo e ka ndërmarrë këtë akt ekstrem.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Kujtojmë se kjo është vetëvrasja e tretë brenda 24 orësh, për tre gra në Korçë. Pasditen e djeshme, shtetasja S.K., rreth 49-vjeçe, i vuri flakën vetes, pasi ishte lyer me benzinë dhe u hodh nga ballkoni. Ajo ndërroi jetë rrugës për tek spitali i Traumës.

Ndërsa në fshatin Kuç i Zi shtetasja L. A., rreth 62-vjeçe konsumoi lëndë helmuese f*t*ksinë në banesën e saj dhe për pasojë humbi jetën në spital.


Shtuar 5.07.2024 08:46