E rëndë/ Po vraponte në palestër, 22-vjeçarja vdes pasi bie nga kati i tretë…

Një incident tragjik, ka ndodhur së fundmi në Indonezi, ku një vajzë teksa vraponte në palestër, ka rënë nga dritarja e katit të tretë. E reja, e cila është identifikuar vetëm me inicialet F.N 22-vjeçe, tenton të kapet nga korniza e dritares, por më pas zhduket nga sytë teksa bie.

Mësohet se i dashuri i saj, i kishte kërkuar që të ushtrohej me të në katin e dytë, por ajo donte të stërvitej në katin e tretë. E reja po ushtrohej për vetëm 30 minuta kur thuhet se ngadalësoi vrapin për të ecur, përpara se të ndodhte rënia tragjike.

Ajo u dërgua me urgjencë në spital me lëndime të rënda në kokë, por mjekët nuk arritën t’i shpëtonin jetën. Në autopsi zbulohet se ajo kishte pësuar mavijosje dhe plagë të mëdha në kokë.

Policia vijon hetimet për rrethanat e rënies vdekjeprurëse.