Një polic 22-vjeçar është vrarë me armë zjarri në Mortara, Pavia. Ai vdiq në spital pasi shoqja e tij e qëlloi aksidentalisht me armë. Ngjarja ka ndodhur brena në banesë. Policia dhe ekipet e emergjencës mbërritën menjëherë, por i riu humbi jetën në spital.
Dinamika
22-vjeçari ndërroi jetë në sallën e operacionit. Karabinierët e Pavias dhe Vigevanos kanë nisur hetimet për të rindërtuar dinamikën e ngjarjes. Sipas hetuesve, oficeri i ka treguar pistoletën e shërbimit shoqes të tij. Teksa vajza po përdorte armën, aksidentalisht e ka qëlluar në gjoks./vizionplus.tv