Një ngjarje e rëndë pranë kufirit perëndimor të Virxhinias, ku një avion i vogël u rrëzua duke shpërthyer në flakë dhe duke vrarë të pesë personat në bord, duke përfshirë një të mitur, thanë autoritetet.
IAI Astra 1125 me dy motorë u rrëzua pranë aeroportit Ingalls Field në Hot Springs, Virxhinia, rreth orës 15:00, tha Administrata Federale e Aviacionit.
“Në këtë kohë, duket se në bordin e avionit ishin katër të rritur dhe një i mitur. Të pestë, ku përfshihej edhe piloti, vdiqën në vendngjarje”, tha zëdhënësja e Policisë së Shtetit të Virxhinias, Corinne Geller në një njoftim për shtyp.
Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit dhe Administrata Federale e Aviacionit, thanë se do të hetojnë incidentin.
Avioni ishte “një avion i vogël, privat”, tha policia e shtetit.
“Policia e shtetit po punon me FAA dhe NTSB për të konfirmuar rrugën e fluturimit të avionit dhe për të identifikuar pasagjerët. Hetimi i përplasjes mbetet në vazhdim në këtë moment”, tha Geller.
Hot Springs ndodhet afër kufirit të Virxhinias me Virxhinia Perëndimore dhe është afërsisht 160 milje (257 km) në veriperëndim të Richmond.