Liverpooli ka larguar nga një lojtar nga ekipi i tyre që do të luajë në Ligën e Evropës para duelit të tyre ndaj Sparta Pragës.
Liverpooli do të vazhdojë aventurën evropiane javësn e ardhshme, teksa do të përballen me ekipin çek Sparta në kuadër të 1/8 së finales në Ligën e Evropës.
“Të Kuqtë” do të udhëtojnë në Republikën Çeke më datë 7 mars para se të zhvillohet ndeshja e dytë më datë 14 mars.
Dhe para takimit me Spartën, Jurgen Klopp ka përditësuar listën me lojtarët të cilët do të luajnë në Ligën e Evropës.
Sipas asaj që raporton Liverpool Echo, tekniku gjerman ka larguar nga ekipi qendërmbrojtësin Joel Matip, i cili tashmë është konfirmuar se nuk do të luajë më këtë sezon pas lëndimit të rëndë që pësoi në gju në dhjetor.
Matip ka bërë 14 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon para se të lëndohej, ndërsa është paraqitur në tri ndeshje në Ligën e Evropës.
Adrian, i cili nuk ka luajtur në asnjë ndeshje të vetme këtë sezon e ka zënë vendin e Matip në listën e lojtarëve që do të luajnë në Ligën e Evropës.
Klopp ka marrë vendimin për të shtuar një tjetër portier në ekipin e tij pasi Alisson momentalisht është jashtë fushave për shkak të një lëndimi muskulor. /Telegrafi/