Partizani ka ndarë në rrjetet sociale një video që tregon ecurinë e punimeve për rikonstruksionin e stadiumit “Arena e Demave”. Nga pamjet shihet se ndërhyrjet në impiant po përparojnë.
Përveç përmirësimit të infrastrukturës, edhe fusha do të përshtatet me standardet moderne të kërkuara nga UEFA. “Arena e Demave” do të jetë një nga stadiumet ku do të luhen ndeshjet e Kampionatit Europian të U-21-shit.
Të lidhura
None found
Tifozët po presin rikthimin e Partizanit në stadiumin e vet, por duket se do t’u duhet ende kohë ta ndjekin skuadrën atje. Deri të paktën në muajin dhjetor, Partizani do të vazhdojë t’i zhvillojë ndeshjet si vendas në stadiume të tjera.








