Banorët thyejnë rregullat, Vëllai i Madh i dënon të qëndrojnë pa duhan dhe pa kafe

Ditën e sotme banorët e Big Brother VIP kanë thyer rregullat e vendosura nga Vëllai i Madh, përkatësisht Heidi dhe Romeo. Për këtë arsye, Vëllai i Madh dënoi të gjithë banorët duke i lënë pa duhan dhe “Lori Cafe”.

Fatjonit, si lideri i shtëpisë, iu kërkua që t’i mblidhte të gjitha ato që gjendeshin në shtëpi dhe t’i dërgonte në dhomën e rrëfimit.

“Banorë, sfida e reagimeve përfundoi! Gjatë momentit që artistja e mirënjohur Rita Lati erdhi në shtëpi, Heidi dhe Romeo zgjodhën të flinin gjumë. Ky gjest i përsëritur disa herë, jo vetëm gjatë ditës së sotme por edhe herë të tjera, është mungesë respekti ndaj publikut dhe shkelje e rregullores së formatit. Për këtë shkak Vëllai i Madh ka vendosur t’ju dënojë të gjithëve duke ju lënë pa duhan, hugo, vape, iqos dhe “Lori Cafe”. Lideri i shtëpisë duhet të mbledhë gjërat dhe t’i dërgojë në dhomën e rrëfimit”, shkruhej në Zarfin e Zi.

Kjo gjë nuk është pritur aspak mirë nga VIP-at, të cilët u indinjuan nga kjo gjë. Heidi dhe Romeo u shprehën se nuk e kanë bërë qëllimisht.


Shtuar 19.02.2024 22:54