Xavi Espart, mbrojtësi i Barcelonës, ka vënë firmën në kontratën e re që e mban të lidhur me klubin katalanas deri në vitin 2030.
Marrëveshja ishte konfirmuar që muajin e kaluar, por sot (e premte) talenti i akademisë La Masia nënshkroi dokumentin zyrtar në zyrën e presidentit Joan Laporta.
Të lidhura
None found
Në njoftimin e klubit thuhet se Espart ka firmosur kontratën e re dhe do të qëndrojë me FC Barcelona deri në vitin 2030, duke konsoliduar kështu ngjitjen e tij të shpejtë në muajt e fundit, pasi u bë pjesë e ekipit të parë dhe një lojtar i rëndësishëm në rolin e mbrojtësit anësor.
Ky mbrojtës krahu polivalent është shndërruar në një nga zbulimet më të mëdha të Barcelonës këtë sezon, duke fituar shpejt besimin e trajnerit Hansi Flick dhe duke u bërë një figurë kyçe në formacion.
Talenti 19-vjeçar po kalonte një moment të artë, pasi kishte shënuar golin e tij të parë në Ligën e Kampionëve kundër PSG-së, por një dëmtim i hershëm në kyçin e këmbës gjatë ndeshjes së radhës kundër Real Madridit në El Clasico e ndaloi përparimin e tij. Pritet që ai të rikthehet në fushë në fillim të janarit.






