Me anë të një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, kryeministri i vendit Edi Rama, shkruan se viti 2024 është shpallur si viti i Gjuhës Shqipe.
Në postimin e tij, kreu i shtetit ka publikuar një video të Ministres së Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.
Ajo theksoi se arsimimi mbetet prioriteti i prioriteteve të qeverisë Rama.
Postimi:
“Në Ditën Ndërkombëtare të Arsimit, shpallim vitin 2024, Vitin e Gjuhës Shqipe”, shkruan Rama.
“Sot është Dita Kombëtare e Arsimit, një ditë e cila drejton vëmendjen te rëndësia e edukimit si ura që përçon vlerat që bashkojnë kombet, që udhëheq paqen dhe progresin mes vendeve. Investimi në arsim mbetet prioritet mbi prioritetet”, shprehet Manastirliu.