Trupi i Saimirit erdhi pa zemër në atdhe, familjarët protestë para PE: T’i bëhet ADN-ja zemrës

Ditën e sotme, familjarët e Saimir Sulës, trupi i të cilit mbërrit pa zemër në Shqipëri, kanë protestuar sërish para Parlamentit Europian.

Në pamundësi për të bërë testin e ADN-së në një laborator në Shqipëri, motra e të ndjerit, Majlinda Sula, i ka bërë thirrje ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, që ta dërgojë zemrën e vëllait për ADN, në një labotator jashtë vendit.

Gjithashtu, motra e të riut deklaron se familja është e gatshme që ta paguajë vetë procedurën e ADN-së, por që duhet firma e Manjës, që të transportohet zemra drejt një laboratori në Belgjikë, Francë apo Austri.


Shtuar 11.01.2024 12:12