Merr flakë kabina elektrike në Fier, dhjetëra familje mbeten pa energji elektrike

Një kabinë elektrike është përfshirë nga flakët në Fier pak minuta më parë në lagjen “ Kastriot Muço”.

Forcat zjarrfikëse dhe policia kanë mbërritur në vendngjarje, ndërkohë qe nga informacionet paraprake dyshohet se shkak është bërë ngarkesa në rrjetin e shpërndarjes së energjisë.

Shërbimet zjarrfikëse bën të mundur fikjen e zjarrit ndërkohë që dhjetar familje kanë mbetur në errësirë. Në terren janë operatorët e OSHEE për të parë nga afër situatën dhe për të bërë të mundur rikthimin e energjisë.


Shtuar 29.11.2023 18:04