Ministri i Mbrojtjes Bledi Çuçi nga Shëngjini bëri me dije se javën e ardhshme nis operacioni “Bregdeti Ynë”, për shëmbjen e çdo ndërtimi pa leje.
Çuçi tha se gjithë muajin do të shemben ndërtimet pa leje në bregdet dhe ato përgjatë rrugëve nacionale.
“Gjatë gjithë këtij muaji do të merrmi me rivendosjen e në situatën ku kanë qenë gjithë hapësirat që janë zaptuar nga ndërtimet pa leje në gjithë bregdetin e Shqipërisë, sipas bashkive. Kjo do të jetë faza e parë. Gjatë muajit korrik nuk duam yë krijojmë probleme në sezonin turistik. Pasataj në shtator do të fillojmë me ndërtimet pa leje për shkak të natyrës që kanë dhe me trajtimin e tyre në të gjithë Shqipërinë. Gjithashtu paralelisht, kemi filluar punën në evidentimin e të gjithë ndërtimeve pa leje në akset rrugore, sidomos ato komvëtare. Është bërë një evidentim i plotë nga policia e shtetit për këto objekte. Kemi listën dhe do të fillojmë paralelisht me pastrimin e rrugës nacionale”, tha Çuçi./albeu.com