E thonë studimet, ja sa vjet zgjat dashuria

A ekziston dashuria e përjetshme? Sipas studimeve më të fundit duket se JO.

Për shkak të mosgjetjes së ekuilibrit, keqkuptimeve apo tradhëtive pjesa më e madhe e çifteve sot ndahen pa mbushur ende 3 vjet.

Një hulumtim me 1 953 persona në Britani ka nxjerrë një rezultat të trishtë: Lidhjet po zgjasin gjithmonë e më pak.

Jetëgjatësia mesatare e një historie dashurie, qoftë kjo mes një çifti të martuar ose jo është përafërsisht 2 vjet e 9 muaj. Madje edhe viti i fundit i marrëdhënies kalohet në krizë, që më pas çon drejt ndarjes, shpesh jo të këndshme.

Me mungesën e ekuilibrit, ndjenjave që humbin nga intensiteti, keqkuptimeve apo tradhtitë e 24 për qind e çifteve të martuar, 41 për qind e atyre që bashkëjetojnë dhe 35 për qind e atyre që jetojnë më vete, nuk e festojnë vitin e 3-të të lidhjes.

I kujt është faji?

Për 54 për qind të të anketuarve, i rrjeteve sociale, që marrin kohën dhe hapësirën mes një çifti duke favorizuar kështu ndarjen.

79 për qind e të pyeturve ka deklaruar se kanë përdorur në mënyrë të shpeshtë rrjetet sociale si Twitter, Facebook apo Instagram; 34 për qind kanë rrëfyer të kenë humbur partnerin për fajin e këtyre rrjeteve sociale ose sepse kanë rivendosur kontakte me ish-in e tyre. Ndërsa 12 për qind ka pohuar se përdorimi i tepërt i rrjeteve sociale ka ndikuar në mospasjen e një jete të lumtur si çift.

Armiku i vërtetë duket të jetë interneti edhe pse për ironi, 36 për qind e çifteve kanë pohuar të jenë njohur përmes rrjeteve sociale dhe chat-eve.

 


Shtuar 18.11.2023 15:23